Lidhje

Diana, princesha e popullit


Ajo u bë e njohur si “princesha e popullit”. Sot, 16 vjen pas aksidentit që i mori jetën, njerëzit akoma janë të magjepsur nga princesha Diana. Dhe tani që familja mbretërore e gjen veten përsëri në qendër të vëmendjes me një brez të ri, magjepsja po rritet gjithnjë e më shumë.

Imazhi i Dianës është kthyer tani në një industri. Një film i ri “Diana” tregon historinë e dy viteve të fundit të jetës së saj dhe dashuritë e saj të fundit, përfshirë një kirurg pakistanez zemre, Dr. Hasnat Khan, i cili e ka quajtur filmin të bazuar thjesht në thashetheme dhe thotë se nuk do ta shohë.

16 vjet të shkuara, Diana vdiq në një aksident automobolistik në Paris ndërsa përpiqej t’u shmangej fotografëve. Ajo ishte me të dashurin e saj, milionerin Dodi Fayed. Figura e saj është kthyer në mit, pa u larguar kurrë nga faqet e para të gazetave.

Dhe tani stafetën e ka marrë nusja e djalit të saj, Kate e cila lindi një princ të ardhshëm para disa javësh.
XS
SM
MD
LG