Disidenti i verbër kinez Chen Guangcheng tha se ai dhe familja e tij kanë plotësuar formularët për të aplikuar për pasaporta, dhe se autoritetet kineze i kanë thënë se dokumentet e udhëtimit duhet t’i lëshohen brenda këtij muaji.
Disidenti Chen Guencheng bëri komente sot për shërbimin kinez të Zërit të Amerikës nga një dhomë e spitalit në Pekin, ku ai është duke u mjekuar gjatë dy javëve të fundit nga plagët e marra gjatë arratisjes së tij nga arresti shtëpiak muajin e kaluar.
Ai tha se fotografitë për pasaportë janë bërë dhe se zyrtarët e sigurisë të provincës Shangdong i kishin sjellë në dhomën e spitalit formularët për të aplikuar për pasaportë.