Lidhje

Dita e fundit e fushatës presidenciale: Sarkozy kërkon falje për gabimet


Në ditën e fundit fushatës presidenciale në Francë, Presidenti Nicolas Sarkozy kërkoi falje për gabimet e tij, ndërsa rivali i tij kryesor Francois Hollande shprehu besimin se do të fitonte zgjedhjet.

Në raundin e parë të votimeve të dielën përfshihen 10 kandidatë por anketat e votuesve francezë tregojnë se zoti Sarkozy po has një betejë të ashpër me socialistin Hollande. Dy kandidatët kryesorë pritet të përballen në një raund të dytë më 6 maj. Sondazhet para zgjedhjeve tregojnë se zoti Hollande ka shanse të mëdha që fitojë në raundin e dytë, që nëse ndodh do ta bënte zotin Sarkozy presidentin e parë me një mandat që prej 30 vjetësh.

Në ditën e fundit të fushatës para votimeve të së dielës, zoti Sarkozy kërkoi falje për veprimet e tij në fillim të mandatit të tij. Ai tha se gabimi i tij ishte se nuk i kuptoi përmasat simbolike të rolit të presidentit.

XS
SM
MD
LG