Lidhje

“Mjekët Pa Kufi”, hetim për sulmin në Kunduz


Organizata “Mjekët Pa Kufi” sot bëri thirrje për hetimin e sulmit ajror amerikan ndaj një spitali në Kunduz të Afganistanit, që menaxhohej nga mjekët e kësaj organizate.

Organizata humanitare “Mjekët Pa Kufi” po bën thirrje për një mision të pavarur fakt-mbledhës në bazë të rregullave të Konventës së Gjenevës në lidhje me sulmin ajror amerikan ndaj një spitali në Kunduz të Afganistanit ku u vranë të paktën 22 njerëz:

"Ne duam të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe për ka kuptuar këtë ne kemi kërkuar një hetim të ngjarjes. Mënyra më e mirë për ta realizuar këtë është angazhimi i Komisionit Ndërkombëtar të Ndihmave Humanitare. Ky komision është themeluar në vitet 1970 në bazë të Konventës së Gjenevës, dhe nuk është përdorur asnjëherë deri më tani, por ai duhet të aktivizohet tani".

Presidentja e organizatës, Joanne Liu, tha se sulmet e tilla ndaj spitaleve nuk mund të tolerohen dhe shtoi se grupi ishte duke punuar me "supozimin se ajo që ndodhi në Kunduz mund të jetë një krim lufte ".

Komandanti i trupave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan, Gjenerali amerikan John Campbell tha dje se spitali ishte goditur gabimisht dhe ai pranoi përgjegjësinë se ndonëse kërkesda mund të ketë qënë nga pala afgane, vendimi është marrë brenda hierarkisë së komandës amerikane. Por, ai tha se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta sulmonin me qëllim një objekt mjekësor:

"Një spital u godit gabimisht. Ne nuk do vinim kurrë me qëllim në shpënjestër një objekt të mbrojtur mjekësor”, - tha gjenerali.

Marrja e papritur por e përkohshme e Kunduzit nga Talibanët e vuri përsëri Afganistanin në qendër të vëmendjes. Pas kundërshtimeve të përsëritura nga shumë ligjvënës amerikanë, Presidenti Obama ka rënë dakord të rishqyrtojë afatin e tërheqjes së të gjitha trupave amerikane nga Afganistani, që tani parashikohet të realizohet deri në fund të vitit 2016.

Afganistani ka bërë thirrje për zgjatjen e pranisë së trupat amerikane në vend. Komandandi i Forcës Ndërkombëtare në Afganistan, Gjenerali Campbell paralajmëron se tërheqja e trupave do të dëmtonte aftësitë e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit dhe operacionet e trajnimit të trupave afgane.

XS
SM
MD
LG