Lidhje

Dy dokumentarë për krizën e refugjatëve, të propozuar për Oscar


Dy dokumentarë që përcjellin situatat e vështira me të cilat përballen refugjatët në përpjekjen për t’iu afruar brigjeve italiane dhe greke janë propozuar këtë vit për çmimin Oscar. Bëhet fjalë për “Zjarr në det” me autor Gianfranco Rossin i poropozuar për kategorinë e dokumentarit me metrazh të gjatë dhe “4.1 milje” i Daphne Matziaraki për kategorinë e dokumentarit me metrazh të shkurtër.

Gjatë 20 viteve të shkuar, ishulli i vogël italian i Lampeduzës, 120 kilometra larg brigjeve të Siçilisë dhe 70 kilometra larg Tunizisë, është shndërruar në një portë hyrëse për në Evropë për afro gjysëm milioni refugjatë.

Në kryeveprën kinematografike të propozuar për Oscar, Gianfranco Rossi përcjell dy botë të ndryshme që popullojnë ishullin e vogël. Banorët e qetë e të thjeshtë të Lampeduzës dhe emigrantët që vijnë aty.

Këto dy komunitete, banorët e ishullit dhe emigrantët, nuk takohen kurrë. Në këtë mënyrë Lampeduza shërben pothuaj si një metaforë e asaj çfarë ndodh në botë”, thotë regjisori Gianfranco Rossi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Dokumentari na njeh me disa banorë të ishullit, gjendjen e tyre njerëzore në mes të një krize botërore humanitare.

Filmi ka në qendër Samuelen, një djalë nga Siçilia që jeton në ishull. Rossi analizon energjinë, forcën, këmbënguljen e tij, i analizon ato në konteksin e një moshe të papjekur.

Ankthi i Samueles, dëshira e tij për të njohur botën janë ndjesitë tona”.

Në anën tjetër është mjeku Bartolo. Si i vetmi mjek në ishull ai egzaminon çdo refugjat që vjen në ishullin e Lampeduzës dhe konfirmon të vdekurit. Ai përfaqëson zërin e arsyes dhe dhembshurisë.

E gjitha kjo të zëmëron. Të jep një ndjenjë boshllëku në stomak, një zbrazëti”.

Kriza e refugjatëve është në qendër të një dokumentari tjetër të shkurtër të Daphne Matziarakit, me titull “4.1 milje”. Filmi, i cili gjithashtu është propozuar për Oskar, pasqyron operacionet e shpëtimit në harkun e një ore, pranë brigjeve të ishullit grek Lesbos. Roja bregdetare Kyriakos, personazhi kryesor në film thotë se ai dhe skuadra janë thirrur të shpëtojnë 200 njerëz në orë. Sipas filmit, nga viti 2015 në 2016, 600 mijë emigrantë kanë kaluar të 4.1 miljet që ndajnë Turqinë me ishullin Lesbos.

Do të propozoj Lampeduzën dhe Lesbon për çmimin Nobel, këta dy ishuj të veçantë, në mes të askundit, që mirëpresin emigrantë nga e gjithë bota”, thotë regjisori Rossi.

Gianfranco Rossi shpreson që filmi i tij të shërbejë si ndërgjegjësim për përvojën e hidhur të emigrantëve,

Është si ai momenti kur njerëzit pyesin: çfarë mund të bëj? Ku jam, cili është pozicioni im?”.

XS
SM
MD
LG