Në vendkalimet kufitare veriore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sot filloi pagesa e taksave doganore për mallrat që importohen nga Serbia në Kosovë.
Fillimi i këtij procesi është pjesë e marrëveshjes për doganat të arritur në bisedimet Kosovë - Serbi në janar të vitit 2013. Autoritetet në Prishtinës thanë se zbatimi i kësaj marrëveshjeje veç tjerash do t’u japë fund strukturave paralele serbe që kanë vepruar në këtë fushë.
Grupe biznesmenësh serbë po kundërshtojnë pagesën e taksave me të cilat ka rënë dakord edhe Beogradi.
Taksat që do të mblidhen në vendkalimet veriore në Jarinë dhe Bërnjak, do të derdhen në fondin e posaçëm për veriun e Kosovës dhe do të shpenzohen në atë zonë. Fondi drejtohet nga Daniela Zubaç, si përfaqësuese e serbëve të veriut, ministri i financave i Kosovës Besim Beqaj dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.
Themelimi i këtij fondi ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo, sipas qeverisë së Kosovës është mundësi për rritjen e transparencës edhe për paratë që jepen nga Beogradi për veriun e Kosovës. Por, kundërshtarët e bisedimeve me Serbinë, thonë se ky fond është një hap drejt ndarjes tokësore të Kosovës.