Lidhje

Domenik Stros Kan kthehet në Francë


Domenik Stros Kan kthehet në Francë
Domenik Stros Kan kthehet në Francë

Ish drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Stros Kan u kthye sot në vendin e tij në Francë.

Ai dhe bashkëshortja Eni Sinclair mbërritën me avionin Air France nga Nju Jorku.

Stos Kan dha dorëheqjen si drejtori menaxhues i FMN-së në Maj pasi u arrestua në aeroportin Kenedi dhe u akuzua për sulm seksual dhe përpjekje për përdhunimin e një pastruese hoteli në Nju Jork.

Ai kaloi gati një javë në burg dhe gjashtë javë të tjera në arrest shtëpie. Atij nuk i lejohej gjithashtu të largohej nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG