Lidhje

Tiranë: SHBA dhe BE mbështesin projektin e gazit IAP nga Fieri në Split


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në , Donald Lu, tha në takimin e përbashkët për projektin e gazit Adriatiko-Jonian (IAP) se SHBA e kanë mbështetur gjithmonë këtë korridor, krahas linjës së interkonjeksionit Greqi - Bullgari, sepse rritin larminë e furnizimit të vendeve të Ballkanit me energji.

Ambasadori Lu tha se nga projekti TAP qytetarët shqiptarë do të paguajnë më pak para për energji, ndërsa projekti IAP do të çlirojë dhe Europën Juglindore nga ndikimi i fortë rus, i cili ka në dorë shumicën e rezervave të gazit, që furnizojnë kontinentin.

“Ne luftojmë për këtë korridor, sepse ndihmon në bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit dhe do të çlirojë Europën nga varësia e gazit rus. Shqipëria luan një rol kryesor për gazsjellësin dhe ne jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre” - tha ambasadori Lu.

Sipas tij, konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësi të mëdha investimesh të reja në të ardhmen.

Këtë verë Shqipëria shpenzoi mbi 80 mln dollarë për energjinë, ndërsa me projektet e gazifikimit do të paguajnë më pak.

“Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, gazsjellësi IAP është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. Për këtë arsye keni mbështetjen e SHBA. Në Shqipëri qeveritë kanë treguar mbështetje për TAP dhe nuk ka simbol më të fuqishëm për integrimin në BE”, tha zoti Lu.

Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha se projekti TAP do të ketë rol për gazifikimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa projekti IAP ka pasur pengesa teknike dhe kërkon mbështetjen e vendeve të BE.

Projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) është realizuar deri tani në masën 50 për qind, ndërsa projekti për gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP) është i dyti për nga rëndësia strategjike për ekonominë shqiptare dhe për vendet e rajonit.

Projekti IAP rreth 290 milionë euro parashikon ndërtimin e një linje gazi 516 kilometra nga Fieri në Malin e Zi, Bosnja deri në Split të Kroacisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG