Lidhje

Draghi minimizon ndikimin e zgjedhjeve të Italisë


Kreu i Bankës Qendrore Evropiane u tha gazetarëve në Gjermani se tregjet janë rikthyer tashmë tek qëndrimi i tyre i mëparshëm, që ai cilësoi si "entuziazmi i menjëhershëm pas zgjedhjeve"

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane po minimizon ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve italiane të javës së kaluar, duke thënë se pasiguria nuk është përhapur në vendet apo tregjet e tjera.

Presidenti i Bankës, Mario Draghi, u tha gazetarëve në Gjermani se tregjet janë rikthyer tashmë tek qëndrimi i tyre i mëparshëm, që ai cilësoi si "entuziazmi i menjëhershëm pas zgjedhjeve". Ai gjithashtu vuri në dukje se Italia ka marrë masa për të reduktuar deficitin e saj.

Kritikët shqetësohen se reformat në ekonominë e tretë më e madhe në eurozonë mund të ndalen, duke patur parasysh situatën e pasigurt politike.

Votimi në zgjedhjet e javës së kaluar nuk solli asnjë fitues të qartë, duke krijuar një parlament të ndarë dhe duke pakësuar shanset e krijimit të një koalicioni qeveritar të prirur për reforma.

Zgjedhjet italiane ishin shembulli më i fundit i popullsive të eurozonës që reagojnë kundër masave shtrënguese ekonomike të qeverive të tyre.

XS
SM
MD
LG