Lidhje

Difektet, rivlerësim i avionëve "Dreamliner"


Pati një seri problemesh teknike, mes tyre zjarri i shkaktuar në një bateri, menjëherë mbas uljes së njërit prej tyre në Boston

Enti rregullator i Shteteve të Bashkuara po rivlerëson llojin e ri të avionëve Boeing 787 “Dreamliner”, mbas një serie problemesh teknike, mes tyre edhe zjarri i shkaktuar në një bateri të vogël të këtij lloji avionësh, menjëherë mbas uljes së njërit prej tyre në Boston.

Ka gjithashtu shqetësime për krisjen e fshirësave të xhamave si dhe për disa rrjedhje, por qeveria dhe zyrtarë të kompanisë së prodhimit të Boeing-ut thonë se aeroplani është i sigurt për pasagjerët.
Megjithatë, Sekretari i Transporteve Ray LaHood tha se do të ketë një “rishikim gjithëpërfshirës” të projektimit dhe prodhimit të sistemeve të rëndësishme të avionit për të siguruar që këto probleme nuk do të shfaqen më.

Presidenti i grupit të Aeroplanëve komericialë Boeing, tha se 150 tipe avionësh 787 janë në punë çdo ditë dhe se ato kanë arritur 50 mijë orë fluturimi, duke transportuar më shumë se 1 milion pasagjerë.
XS
SM
MD
LG