Lidhje

Goditet grupi kriminal shqiptaro-grek që trafikonte kokainë, marijuanë


Policia greke tha se arrestoi një grup kriminal prej 19 personash që trafikonin kokainë dhe marijuanë në disa zona të Greqisë si Janinë, Rodos, Kos dhe Atika. Sipas policisë greke mes të arrestuarve 12 janë shetas grekë, pesë janë shtetas shqiptarë, një rumun dhe një nga Moldavia.

Policia greke tha se e ka gjetur organizatën përgjegjëse për trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës dhe kokainës në këto zona që prej janarit të vitit 2017.

Sipas policisë greke organizata përbëhej nga dy bërthama. E para drejtohej nga një 63-vjeçar grek dhe kishte pjesëtarë nëntë të arrestuar, shtetas të moshës 24 deri në 62 vjeç, të cilët tregtonin sasi të lëndës narkotike në zonën e Janinës. Bërthama e dytë, sipas policsë greke, ishte e udhëhequr nga një 32-vjeçare nga Shqipëria dhe përbëhej nga tetë persona, dy shtetas grekë 40 dhe 56 vjeç, katër shtetas shqiptarë një 31 vjeçar rumun dhe një moldov. Kjo bërthamë krahas furnizimit me drogë nga Shqipëria tregtonte sasi të drogës në zonat e Rodosit, Kosit dhe Atikës.

Si vepronte organizata

Polica greke ka zbuluar se rrjeti kriminal vepronte i koordinuar nga dy anëtarët kryesorë të bërthamave të krijuara në Janinë dhe Atikë. Udhëheqësit e grupit ishin furnizues kryesor me sasi të marijuanës dhe kokainës që futeshin nga Shqipëria. Lënda narkotike sipas policisë greke ruhej në zona të veçanta magazinimi të quajtura "kavate" (vende të hapura) dhe transportohej më tej në ishujt grekë përmes kamionëve të transportit të mobilieve apo të mallrave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG