Lidhje

Kapen qindra kg drogë në Gumenicë dhe Patra


Roja bredgetare greke bllokoi mesditën e së mërkurës mbi 550 kilogramë marijuanë me prejradhje nga Shqipëria. Sipas burimeve policore greke operacionet u kryen në dy plazhe të Korfuzit ku u gjetën të fshehura sasitë e mëdha të narkotikëve.

Sipas fotove të publikuara nga policia greke marijuana ishte e paketuar në pako të vogla të mbështjella për t`i rezistuar ujit. Këto pako ishin futur më pas në çanta më të mëdha, që sipas policisë greke, arrinin në peshën totale 552 kilogram. Policia greke tha se dyshon se në të dy plazhet marijuana ishte transportuar nga Shqipëria përmes mjeteve detare nga trafikantët gjatë natës dhe ishte fshehur mes shkurreve dhe shkembenjve.

Nuk ta dhëna nga polica e ishullit grek për pritësit e lëndës narkotike ndërkohë që nuk janë njoftuar arrestime. Policia greke njoftoi se po zhvillon një operacion në shkallë të gjerë në zonë me mjete detare dhe tokësore.

Ndërkohë, një tjetër sasi narkotikësh u zbulua në Portin e Patras ku 143 kilogramë marijuanë po transportoheshin drejt Italisë me një makinë frigoriferike. Një shtetas grek dhe një shqiptar u arrestuan lidhur me këtë ngarkesë.

Rasti i tretë i marijuanës me prejardhje nga Shqipëria u njoftua nga policia greke e Gumenicës, një zonë fqinje me Shqipërinë. Policia greke tha sot se bllokoi 75 kilogramë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria. Lënda narkotike u zbulua në zonën e Camandait të Filatit, fare afër kufirit me Shqipërinë.

Kultivimi dhe trafiku i narkotikëve përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë në zonat në Jug të Shqipërisë dhe kohët e fundit po rritet gjithnjë e më shumë shqetësimi për aktivitetin e shtuar të trafikantëve.

XS
SM
MD
LG