Lidhje

I riu amerikan, Micah Meyer në Dry Tortugas


Vizitori i parqeve kombëtare e vazhdoi udhëtimin e tij në shtetin juglindor të Floridës, në Dry Tortugas, një grup ishujsh të vegjël. Parku kombëtar i zonës njihet për gumat koralore, larminë e zogjve, gjallesat detare dhe një kështjellë madhështore të shekullit të 19-të. Mikah ndan me “Zërin e Amerikës” çastet më interesante të udhëtimit.

Micah Meyer në Ishujt Dry Tortugas
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Aventurierit Mikah Meyer iu desh të fluturonte me një avion nga pjesa më kulmore e jugut të Floridës, për të mbërritur në ishujt e largët të parkut kombëtar të Dry Tortugasit. Ai thotë se rruga vetë ishte po aq e bukur sa peizhazhi që gjeti. “Ishte bukur të shikonim si fillim qytetin Key West, nga nisi rrugëtimi ynë...”, thotë ai.

Duke fluturuar mbi ujërat e cekta, Mikah pati rastin të shikonte krijesa detare nga më të ndryshmet, përfshi breshkat e detit. Emri Dry Tortugas vjen pikërisht nga fjala “breshkë” në spanjisht, për të cilat ishulli është shumë i famshëm. Qindra breshka të rrezikuara ngrenë çdo vit foletë në këtë zonë.

Parku 259 kilometra katrorë është një grup prej shtatë ishujsh të vegjël, 113 kilometra në perëndim të Key Westit. Ndër thesaret nënujore të parkut janë koralet e mrekullueshme dhe gjallesat unike të detit, të cilat Mikah pati shancin t’i vëzhgonte nga afër, në habitatin e tyre natyral.

Një tjetër destinacion i njohur i këtyre ishujve është Kështjella Jefferson, një kala bregdetare gjigande, por e papërfunduar, e cila i përket vitit 1847. Kalaja Jefferson, për ndërtimin e së cilës janë përdorur me miliona tulla, është ndër fortesat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara. “Është gjigande, më e madhe se shumë të tjera që kam parë”, thotë Mikah.

Fortesa nuk arriti të përfundohej kurrë, sepse gjatë 30 viteve që ishte në ndërtim, armë më të përparuara dolën dhe u përdorën gjatë Luftës Civile. Muret me stil të vjetër të kalasë nuk do t’i përballonin dot bombardimet për një kohë të gjatë. Por ndonëse Fortesa Jefferson nuk u sulmua kurrë, ajo e kryeu funksionin për të cilin u ndërtua: mbrojti paqen dhe mirëqenien e kombit të ri amerikan.

Fortesa Jefferson është përdorur edhe si burg ushtarak, kryesisht për dezertuesit e ushtrisë së Veriut. I burgosuri më i famshëm ishte mjeku Samuel Mudd, i cili u kujdes për këmbën e thyer të John Wilkes Booth-it, personit që vrau Presidentin Linkoln. “Është si Alkatrazi. E imagjinoni dot të jeni të burgosur mbi 100 kilometra larg qytetit më të afërt, me të cilin ju ndan një det plot peshkaqenë?”, thotë Mikah.

Vizitori i parqeve kombëtare ndihet me fat që pati shancin të vizitojë një pikë turistike kaq të largët të Shteteve të Bashkuara, të pasur si me thesare natyrore, ashtu dhe bukuri të krijuara nga dora e njeriut. “Është një tjetër shembull i punës së mirë të Shërbimit të Parqeve”, shton në fund Meyer.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG