Lidhje

Tiranë: Seanca e Kuvendit ndërpritet gjatë diskutimit të ligjit për pakicat kombëtare


Në Tiranë, parlamenti nisi sot diskutimin e projekt-ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Ai u prit me kritika të shumta nga partitë opozitare.

Por debatet mes shumicës dhe opozitës përsëri u bllokuan tek e drejta e fjalës.

Shqipëri, projekt-ligji për pakicat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Deputetë të opozitës pretenduan se po u pritej fjala pa të drejtë, ndërsa socialistët pohuan se ky ishte një skenar i demokratëve për të penguar parlamentin.

Gjatë diskutimit mbi projekt-ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se miratimi i këtij ligji kuadër është i domosdoshëm, sepse nga ai do të rrjedhin të gjithë aktet e tjera nënligjore, që hapin rrugën e zbatimit në praktikë të të drejtave të pakicave.

“Projekt-ligji ka në themel parimin e mosdiskriminimit të pakicave kombëtare, prej nga burojnë gjithë të drejtat e njeriut. Ai forcon komitetin shtetëror të pakicave me njerëz dhe fonde të posaçme, si dhe shton bashkësi të panjohura ligjërisht deri sot” - tha zoti Bushati.

Por drejtuesi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule tha se projekt-ligji nuk sjell garanci konkrete për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Ligji është si të rrahim ujë në havan kot për dy vjet e gjysmë. Ai nuk sjell asgjë të re dhe nuk përmirëson gjendjen e pakicave, si bëjnë vende e tjera të rajonit” - tha zoti Dule.

Në diskutimin për projekt-ligjin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare mori pjesë edhe Partia Demokratike jo aq shumë mbi përmbajtjen e tij, ku kritikoi emërtesat e pakicave, se sa për faktin që atë krijoi ministria e jashtme.

“Ky ligj nuk mund të rrjedhë si produkt i ministrisë së punëve të jashtme, se kështu del që kjo ministri duhet të hartojë edhe ligjet e tjera të të drejtave njerëzore. Por këto veprime qesharake tregojnë për rivaltetet e klaneve mafioze në qeveri” - tha zoti Berisha.

Pas këtij diskutimi, foltorja e parlamentit u mbush me deputetë të Partisë Demokratike, të cilët pretenduan se drejtuesi i seancës po u ndërpriste fjalën për diskutime dhe për procedura.

Deputeti opozitar Flamur Noka u përjashtua nga punimet e parlamentit për bllokim të foltores dhe shkelje të rregullit në sallë.

Seancën e kaluar plenare një veprim të ngjashëm dhe një dënim të ngjashëm mori edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Seanca u ndërpre për të rifilluar nesër, ku krahas projekt-ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare është edhe pika tjetër për ngritjen e një komsioni të reformës zgjedhore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG