Sipas burimeve spitalore, nga sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, si përgjigje ndaj sulmeve me raketë, janë vrarë sot dy militantë palestinezë.
Zyrtarët palestinezë thanë se në sulme u plagosën të paktën 25 vetë. Në shkëmbimet me dhunë të dy ditëve të fundit janë vrarë të paktën 20 palestinezë, përfshirë një djalë 12 vjeç. Mes të vrarëve vetëm 2 kanë qenë nga forcat militante.
Përgjegjësinë për hedhjen e raketave në Izraelin jugor e mori grupi militant islamik Xhihad. Zyrtarët e Hamasit që udhëheq Gazën, i cilësojnë sulmet një rezistencë e drejtë ndaj pushtimit izraelit. Që nga e premtja në Izraelin jugor janë hedhur 100 raketa.