Autoritetet në Blleksburg të Virxhinias thonë se një person i armatosir vrau me armë zjarri një polic që kishte ndaluar në trafik në universitetin Virginia Tech. Media njofton se pesoni i armatosur vrau veten në kompleksin universitar që ishte skenë e vrasjeve në masë në prill të vitit 2007.
Zyrtarët thonë se personi i armatorur i zuri pritë policit 39 vjeçar dhe e vrau atë. Hetuesit nuk besojnë se pesoni në fjalë kishte ndonjë lidhje me ndalesën në trafik pranë universitetit.
Ata thonë gjithashtu se pak më vonë, trupi i një personi të dytë, që më pas u identifikua si pesoni i armatosur u gjet në kompleksin universitar.
Pas katër orë ndjekjeje, universiteti anulloi paralajmërimin që u kishte bërë njerëzve që të qendronin brenda dhe vizitorëve të mos i afroheshin universitetit, pasi arriti në përfundimin se gjendja nuk ishte më kërcënuese.
Policia nuk ka bërë të ditur ende motivin e vrasjes së policit, duke thënë se hetimet vazhdojnë. Autoritetet nuk kanë bërë publik as emrin e personit të armatosur.
Mbrëmë studentët u mbodhën me qirinj të ndezur në gurin përkujtimor për viktimat e masakrës së 2007 në Virginia Tech. Më 16 prill 2007, një student i universitetit, Seung-Hui Cho, vrau 32 njerëz, para se të vriste veten.