Librat, në formën e tyre tradicionale, mund t’i përkasin së kaluarës, madje edhe në bibliotekat e universiteteve, të cilat po shtojnë dixhitalizimin e librave të tyre si pjesë e planeve për të shfrytëzuar më shumë koleksionin e tyre dhe koleksionet e universiteteve të tjera.
Dhe kjo po bëhet tani realitet në Universitetin Stanford në Kaliforni. Biblioteka Terman e inxhinjerisë është në krye të kësaj metode moderne të të mësuarit, dhe kjo do të thotë më pak libra se kurrë më parë. Me një atmosferë shumë të qetë, studentët përdorin leptops, kompjutera dhe libra tradicionalë, por më shumë materiale po vihen në dispozicion vetëm në Internet.
Biblioteka e re është gati 700 metra katrorë, krahasuar me 1 mijë e 800 metra katrorë të bibliotekës që ajo zëvëndësoi. Dhe kjo hapësirë shumë më e vogël është bërë e mundur sepse 86 për qind e librave të saj, baraz me 70 mijë volume, janë vendosur në magazina pasi u shndëruan në formë elektronike. Librat dixhitalë e bëjnë më të lehtë kërkimin për të shkruar ese si dhe mund të studjosh kudo.