Lidhje

E premtja pas Falenderimeve hap sezonin e blerjeve

"E premtja e zezë”, shënon tradicionalisht stinën e blerjeve në Shtetet e Bashkuara.

Shumë dyqane u hapën që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe blerësit vrapuan të zgjedhin produkte me çmime të ulta. Disa dyqane i nisën shitjet që dje gjatë ditës së Falënderimeve.

Kjo ditë quhet “E premtja e zezë” pasi bilancet e bizneseve që mund të kenë pësuar humbje gjatë vitit, të shënuara me bojë të kuqe, kalojnë në fitime nga volumi i shitjeve, të cilat shënohen me bojë të zezë.

“E premtja e zezë” zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në SHBA gjatë vitit.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë vlerëson se pjesa më e madhe e amerikanëve apo afërsisht 164 milionë njerëz do të përfitojnë nga ofertat për produkte të ndryshme si në blerjet në dyqan apo dhe në internet.

This item is part of
XS
SM
MD
LG