Në Kosovë autoritetet thanë se kanë përmbyllur për këtë vit procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe rifillimi i tij pritet në pranverën e vitit të ardhshëm. Nëpërmjet këtij procesi që filloi më 2003 janë privatizuar rreth 300 ndërmarrje dhe afërisht po aq të tjera presin t’i nënshtrohen këtij procesi, i cili po përcillet me shumë debate rreth ndikimit të tij në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës që përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht edhe varfërisë.