Lidhje

Tiranë: Qeveria dhe opozita, debate mbi buxhetin


Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se projekt-buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është një dokument solid që riparon një mori difektesh, abuzimesh dhe mangësish që la pas qeveria Berisha, si dhe vendos një bazament të qëndrueshëm për tejkalimin e krizës dhe për rritje ekonomike. Zoti Rama i bëri këto komente sot në një mbledhje me përfaqësues dhe ligjvënës të Partisë Socialiste në valën e një diskutimi të gjerë publik me opozitën dhe qytetarët projekt-buxhetin dhe paketën fiskale që e shoqëron atë.

Projekt-buxheti i Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Zoti Rama tha se marrëveshja me FMN është në të mirë të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit. Ai theksoi se qeveria Berisha la pas shumë borxhe, abuzime dhe shkelje, që mund të dëmtonin më tej ekonominë, nëse nuk kuroheshin nga ky buxhet.

Opozita po kritikon projekt-buxhetin kryesisht në pjesën e taksave, që parashikon paketa fiskale. Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se me taksat e reja të gjithë shqiptarët do të paguajnë më shumë‏, ndaj mbështet çdo protestë të grupeve të interesit që janë të shqetësuar për paketën fiskale. Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se paketa fiskale dhe buxheti e shtyjnë vendin drejt një krize ekonomike, sepse taksat do të rriten dhe venet e punës do të pakësohen.

Ndërsa qeveria dhe opozita jepnin deklarata e reja për projekt-buxhetin një grup veprimtarësh të shoqërisë civile organizuan sot një tubim proteste pranë kryeministrisë kundër taksave të reja, që propozohen në paketën e re fiskale. Organizatorët folën me shqetësim për rritjen e cmimit të naftës, të ushqimeve dhe akciza të tjera në treg. Pastaj mikrofonin e morën një seri qytetarësh të moshave dhe profesioneve nga më të ndryshmet që folën për vështirësitë ekonomike që ndeshin dhe rrezikun që, që sipas tyre, buxheti dhe taksat e reja mund t'i përkeqësojnë më tej. Parlamenti nis të hënën debatin për buxhetin e ri dhe taksat në seancë plenare, diskutim që parashikohet të vazhdojë një javë rresht.

XS
SM
MD
LG