Lidhje

Egjipt, rigjykimi i Mubarakut


YE Mideast Egypt Mubarak Trial
YE Mideast Egypt Mubarak Trial

Një gjyqtar ndaloi pjesëmarrjen e avokatëve që përfaqësojnë familjet e viktimave dhe kjo ngjalli zemërim

Zemërimi shpërtheu sot në gjykatë gjatë rigjykimit të ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak për bashkëfajësi në vrasjen e qindra protestuesve, pasi një gjyqtar ndaloi pjesëmarrjen e avokatëve që përfaqësojnë familjet e viktimave.

Avokatët që kanë depozituar çështjen civile kundër zotit Mubarak dhe bashkëfajëtorëve të tij ishin lejuar të merrnin pjesë në gjykimin e parë, që i dha ish udhëheqësit 85 vjeçar dhe shefit të tij të sigurimit dënimin me burgim të përjetshëm.

Por të pandehurit e apeluan vendimin e dhënë një vit më parë dhe gjykata e apelit lejoi rigjykimin e tyre.

Çështja rrjedh nga kryengritja e vitit 2011 që i dha fund sundimit 30-vjeçar të Mubarakut dhe bëri që qeveria egjiptiane të ishte ndër të parat që rrëzohej nga revolucioni i Pranverës Arabe. Gati 900 njerëz u vranë gjatë revoltës.

Zoti Mubarak dhe ish shefi i tij i sigurimit, bashkë me gjashtë ish komandantë të tjerë të sigurimit po gjykohen për vrasje, ndërsa dy djemtë e Mubarakut përballen me akuza për korrupsion. Ata kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Në gjykimin e parë, të gjashtë komandantët e policisë dhe djemtë e Mubarakut u liruan nga akuzat. Mubarak është liruar po ashtu nga akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG