Lidhje

Egjipt, prokurorët do të kërkojnë dënimin me vdekje ndaj Hosni Mubarakut


Egjipt, prokurorët do të kërkojnë dënimin me vdekje ndaj Hosni Mubarakut
Egjipt, prokurorët do të kërkojnë dënimin me vdekje ndaj Hosni Mubarakut

Prokurorët në gjyqin ndaj ish presidentit egjiptian Mubarak thanë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për të dhe për të paktën 5 zyrarë të lartë të sigurisë.

Zoti Mubarak përballet me një sërë akuzash për korrupsion dhe përfshirje në vdekjen e qindra protestuesve antiqeveritarë gjatë protestave të vitit të kaluar që e rrëzuan atë nga pushteti.
Ish udhëheqësi egjiptian thotë se është i pafajshëm. Nëse gjendet fajtor për përfshirje në vrasjet e protestuesve, ai përballet me dënimin me vdekje.

Kreu i grupit të prokurorëve tha sot gjatë seancës gjyqësore në Kajro se ishte përgjegjësia e zotit Mubarak që të ndërhynte e të ndalonte dhunën ndaj protestuesve gjatë trazirave të vitit të kaluar që e rrëzuan atë nga pushteti.

Mes të pandehurve të tjerë janë edhe dy djemtë e zotit Mubarak, ish Ministri i Brendshëm dhe oficerë të lartë të ushtrisë egjiptiane. Ata akuzohen për një sërë akuzash.

XS
SM
MD
LG