Prokurorët egjiptianë po paraqisin sot akuzat përfundimtare në gjyqin ndaj ish presidentit Hosni Mubarak në gjykatën e Kairos.
Zoti Mubarak akuzohet për korrupsion dhe përfshirje në vrasjen e qindra protestuesve antiqeveritarë gjatë demonstratave të vitit të kaluar, që sollën rrëzimin e presidentit Mubarak. Ai nuk i ka pranuar akuzat.
Mes të pandehurve të tjerë janë dhe dy djemtë e tij, ish ministri i brendshëm dhe oficerë të lartë të policisë egjiptiane.
Dje, avokati mbrojtës u përpoq të thërriste kryesuesit e këshillit ushtarak që udhëheqin Egjiptin për të dëshmuar, por kjo kërkesë nuk u pranua nga trupi gjykues.