Lidhje

Egjipt: Protestuesit kërkojnë largimin e ushtrisë nga skena politike


Egjipt: Protestuesit kërkojnë largimin e ushtrisë nga skena politike
Egjipt: Protestuesit kërkojnë largimin e ushtrisë nga skena politike

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit thotë se gjatë tre ditë përleshjesh në Egjipt mes policisë dhe protestuesve janë vrarë 20 vetë dhe janë plagosur mbi 1 mijë e 700 të tjerë, ndërsa forcat e sigurisë vazhdojnë të luftojnë me aktivistët pro-demokracisë në demonstrata që janë përhapur në mbarë vendin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Kairo thotë se protesuesit vazhdojnë të kenë nën kontroll sheshin Tahrir në qendër të qytetit, ndërsa forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit që hidhnin gurë në drejtim të tyre.

Policia egjiptiane është konfrontuar me protestuesit për të marrë nën kontroll Sheshin Tahrir të Kajros, të cilët janë të zëmëruar për vazhdimin e rolit të ushtrisë në politikën egjiptiane. Shumë janë të zëmëruar se Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili mori pushtetin nga Presidenti Hosni Mubarak, ka përvijuar udhëzimet për një kushtetutë të re që do të mbante disa nga çështjet e ushtrisë jashtë kontrollit civil. Disa kanë kritikuar udhëheqjen ushtarake për gjykimin e disidentëve civilë në gjykatat ushtarake. Protestat në Kajro dhe qytete të tjera po zhvillohen vetëm tetë ditë para fillimit të zgjedhjeve parlamentare më 28 nëntor.

XS
SM
MD
LG