Lidhje

Egjiptianët në referendum për kushtetutën


Egjiptianët dje votuan në një referendum për kushtetutën e re të vendit e cila përkrahet nga qeveria e përkohshme e mbështetur nga ushtria.

Qindra mijëra policë dhe ushtarë u dislokuan në mbarë vendin në fillim të votimit dy ditorë, por kjo masë nuk parandaloi dhunën midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, e cila shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë njerëzve.

Nëse miratohet, kushtetuta e re do të zëvendësojë kushtetutën pro-islamike të miratuar gjatë presidencës së zotit Morsi në vitin 2012. Vetëm rreth 30 përqind e votuesve dje morën pjesë në referendumin për kushtetutën e re. Edhe sot egjiptianët mund të votojnë për kushtetutën e re.

Lëvizja pro-Morsit, Vëllazëria Myslimane po i bënë thirrje egjiptianëve të bojkotojnë referendumin e kësaj jave, duke e quajtur atë të paligjshëm.

Kushtetuta e re mund të heqë terminologjinë islamike në dokumentin ekzistues, mendohet t’i japë grave më shumë të drejta dhe të fuqizojë ushtrinë.
XS
SM
MD
LG