Lidhje

Egjipt: Vazhdojnë për të gjashtën ditë përleshjet e ushtarëve me protestuesit


Egjipt: Vazhdojnë për të gjashtën ditë përleshjet e ushtarëve me protestuesit
Egjipt: Vazhdojnë për të gjashtën ditë përleshjet e ushtarëve me protestuesit

Tymi nga gazi lotsjellës ka mbuluar disa qytete të Egjiptit, ndërkohë që vazhdojnë për të gjashtën ditë sot përleshjet e ushtarëve me protestuesit që u bëjnë thirrje udhëheqësve ushtarakë të vendit të largohen menjëherë nga pushteti.

Përleshjet më të fundit shpërthyen sot herët në qytetin Ismailia në lindje të Kajros, përgjatë Kanalit të Suezit. Disa protestues u përpoqën t’i largonin mjetet e gazit, duke e qëlluar me shqelm, ndërsa të tjerë morën vrapin kur dëgjaun breshëritë e të shtënave me armë. Protestuesit qëlluan gjithashtu me bomba zjarri trupat, të cilët kaluan me mjete të blinduara dhe tanke nëpër rrugët e qytetit.

Shpërthime të reja dhune pati edhe në Sheshin Tahrir të Kajros, ku protestuesit refuzuan të largoheshin nga ky shesh ikonik.

Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillai u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane për t’i dhënë fund “përdorimit të tepruar të forcës kundër protestuesve”, siç u shpreh ajo, dhe i përshkroi pamjet e rrahjeve brutale të protestuesve të urtë si “tepër tronditëse”.

XS
SM
MD
LG