Lidhje

Egjipt: Zgjedhjet e para presidenciale pas Mubarakut në maj


Egjipt: Zgjedhjet e para presidenciale pas Mubarakut në maj
Egjipt: Zgjedhjet e para presidenciale pas Mubarakut në maj

Egjipti thotë se zgjedhjet e para presidenciale që nga kryengritja popullore që përmbysi udhëheqësin autokrat të vendit, Hosni Mubarak, një vit më parë do të zhvillohen më 23 dhe 24 maj.

Shefi i komisionit zgjedhor të Egjiptit, Faruk Sulltan, tha dje se nëse asnjë kandidat nuk siguron 50 përqind të votave, ballotazhi do të mbahet më 16 dhe 17 qershor.

Ai tha se rezultatet përfundimtare të votimeve do të shpallen më 21 qershor. Udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit që morën pushtetin nga zoti Mubarak kishin premtuar se do t’ia dorëzomin pushtetin një udhëheqësi civil deri në fund të muajit qershor.

Zoti Sulltan tha se kandidatët presidencialë do të lejohen të fillojnë fushatën më 30 prill. Ai tha gjithashtu se edhe egjiptianët jashtë atdheut do të kenë të drejtë të votojnë.

Veprimtarët e opozitës, të cilët udhëhoqën kryengritjen e vitit të kalaur kanë kritikuar herë pas here udhëheqjen ushtarake për mënyrën si e ka drejtuar periudhën e tranzicionit. Ata kanë akuzuar gjeneralët se kanë përdorur praktika shtypëse të periudhës së Mubarakut kundër protestuesve që kanë kërkuar një kthim më të shpejtë në regjimin civil. Shumë njerëz janë vrarë gjatë protestave dhe trazirave kundër rregjimit ushtarak në Egjipt gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG