Lidhje

Egjipti kërkon ngrirjen e pasurive të zyrtarëve të lartë të qeverisë së Presidentit Mubarak


Egjipti kërkon ngrirjen e pasurive të zyrtarëve të lartë të qeverisë së Presidentit Mubarak
Egjipti kërkon ngrirjen e pasurive të zyrtarëve të lartë të qeverisë së Presidentit Mubarak

Egjipti u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të ngrijnë pasuritë e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë së Presidentit të përmbysur Hosni Mubarak.

Zyrtarë amerikanë dhe evropianë nuk i kanë dhënë emrat e paraqitur në listën egjiptiane, por thanë se vetë zoti Mubarak nuk është përfshirë në listë.

Kërkesa të veçanta të ngjashme u janë bërë edhe qeverive britanike, franceze dhe gjermane.

Sekretari britanik për punë të jashtme i tha parlamentit se qeveria ka në plan të bashkëpunojë me kërkesen egjiptiane. Ai tha Britania e Madhe do të ndërmarrë veprim të shpejtë e të presë nëse ka prova për ndonjë veprimtari të paligjshme.

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë në plan të shqyrtojnë kërkesen egjiptiane në një takim që do të mbahet sot.

Udhëheqësit egjiptianë të opozitës i kanë akuzuar anëtarët e qeverisë së ish-Presidentit Mubarak se kanë shpenzuar miliarda dollarë për pasuri jashtë vendit. Ata po kërkojnë që këto fonde t’i kthehen Egjiptit.

XS
SM
MD
LG