Politikani islamist Mohamed Morsi ka bërë betimin si Presidenti i ri i Egjiptit, duke hapur një kapitull të ri në historinë e këtij vendi që zgjodhi presidentin e parë civil. Zoti Morsi bëri betimin sot në një ceremoni inaugurimi në Gjykatën Kushtetuese të Egjiptit, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për vendin. Egjipti, tha ai, më së fundi e ka lënë pas sundimin ushtarak.
Presidenti i ri i Egjiptit u betua të respektojë kushtetutën e vendit. Mohamed Morsi pason Presidentin Hosni Mubarak, i cili u rrëzua nga pushteti pas protestave popullore të vitit të kaluar. Pas ceremonisë së betimit, Presidenti i ri iu drejtua egjiptianëve me fjalët:
“Populli egjiptian filloi një jetë të re të përkushtuar ndaj lirisë së plotë dhe demokracisë së vërtetë. Betohem para Zotit të Madhërishëm se do të respektoj sistemin republikan, do të respektoj kushtetutën dhe sundimin e ligjit dhe do t’i shërbej përmbushjes së interesave të popullit”.
Inaugurimi i presidentit të ri bëhet një ditë pasi ai foli para dhjetëra mijëra përkrahësve që kishin mbushur Sheshin Tahrir për të protestuar kundër Këshillit Ushtarak që sundon vendin. Ai përshëndeti egjiptianët në të gjithë vendin, duke thënë se gjaku i të vrarëve në revolucion i hapi rrugën lirisë. Ai shtoi se vlerëson lart nderin që i është bërë nga populli egjiptian.
Zoti Morsi ishte zotuar ta bënte betimin para parlamentit, por Këshilli Ushtarak tha se ceremonia do të zhvillohej para Gjykatës Kushtetuese, si rezultat i shpërndarjes së Dhomës së Ulët që dominohej nga Vëllazëria Myslimane. Disa vëzhgues thonë se këto mosmarrëveshje mund të jenë faza e parë në një betejë të gjatë për pushtet mes Vëllazërisë Myslimane dhe ushtrisë.
Gjeneralët sundimtarë të Egjiptit kanë thënë se do të kalojnë nesër pushtetin në duart e presidentit të ri. Shumë egjiptianë reaguan me protesta të revoltuara kur udhëheqësit ushtarakë morën në duar pushtet të gjerë, që minonte autoritetetin e presidentit, disa ditë pasi Mohamed Morsi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të 24 qershorit.