Lidhje

Egjipt: Gjykata e apelit përmbys vendimin e presidentit


Një gjykatë apeli në Egjipt e përmbysi vendimin e Presidentit Mohamed Morsi për zëvendësimin e kryeprokurorit të vendit. Sot Gjykata e Apelit i dha urdhër Ministrit të Drejtësisë ta rivendosë në post zotin Abdel-Maguid Mahmud.

Nëntorin e kaluar presidenti Morsi, përmes një dekreti, pati kërkuar largimin nga posti të zotit Mahmud dhe vendosjen në vend të tij të Talat Abdullah-ut, pasi një gjykatë bllokoi përpjekjen e mëparshme të presidentit për ta bërë këtë zëvendësim.

Abdel Mahmud e mbante potsin kryeprokurorit prej vitesh, ai ishte emëruar nga ish-presidenti Hosnin Mubarak. Kritikët e akuzonin atë për trajtimin ji siç duhet të çështjeve gjyqësore të zyrtarëve dhe personelit të sigurisë në periudhën e Hosni Mubarakut, të cilët u shpallën të pafajshëm ndaj akuzave për vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Mubarak.
XS
SM
MD
LG