Lidhje

Egjipt: Gjykata hedh poshtë një dekret qeveritar


Një gjykatë egjiptiane hodhi poshtë një dekret qeveritar që i dha ushtrisë pushtet për të arrestuar civilë.

Ky dekret ishte lëshuar nga qeveria e mbështetur nga ushtria para zgjedhjeve presidenciale që shkuan në balotazh këtë muaj.

Organizatat e djathta, avokatët dhe politikanët e sfiduan këtë dekret, duke akuzuar Këshillin Supreme në pushtet të forcave të armatosura se po i jepte jetë një ligj jo popullor në gjendjen e emergjencës e cila përfundoi në muajin maj.

Veprimi i gjykatës ndodh në një kohë kur presidenti i zgjedhur islamik Mohamed Morsi po punon për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse siç është zotuar se do të formojë.

Të hënën, Zoti Morsi hyri në zyrat e pallatit presidencial të ish presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak, i cili u detyrua të largohej nga pushtetit për shkak të kryengritjes së vitit të kaluar.

Zoti Mosrsi u takua gjithashtu me udhëheqësin ushtarak të Egjiptit Marshall Hussein Tantawi, i cili sipas televizionit shtetëror ka premtuar se do të mbështesë presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime.

Zoti Morsi do të betohet si president i Egjiptit të shtunën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG