Lidhje

Jep dorëheqjen qeveria egjiptiane


Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit Hazem el-Beblawi thotë se kabineti i tij ka dhënë dorëheqjen. Ai e bëri të njohur këtë zhvillim në një fjalim të transmetuar sot me television, por nuk dha ndonjë hollësi. Qeveria e përkohëshme, e cila ka mbështetjen e ushtrisë, po e drejton Egjiptin që kur ushtria dëboi nga pushteti korrikun e kaluar presidentin Mohamed Morsi.

Në Egjipt janë në plan të mbahen zgjedhje presidenciale në prill, të cilat do të pasohen me një votim për parlamentin e ri, si pjesë e një plani tranzicioni pas largimit nga pushteti të zotit Morsi. Shefi i ushtrisë Abdel Fattah el-Sissi nuk e ka deklaruar ende kandidaturën e tij për president, por shumë vëzhgues mendojnë se ai mund të kandidojë dhe se gëzon mbështetje të gjerë mes votuesve.
XS
SM
MD
LG