Lidhje

Egjipt, presidenti Morsi bën betimin e kabinetit të ri


Ceremonia e betimit për 35 ministrat e kabinetit u zhvillua sot, rreth një muaj pas inaugurimit të zotit Morsi

Në Egjipt presidenti Mohamed Morsi bëri betimin e kabinetit të tij të ri që përfshijnë pozita të rëndësishme për disa ministra të periudhës së ish presidentit Hosni Mubarak.

Ceremonia e betimit për 35 ministrat e kabinetit u zhvillua sot, rreth një muaj pas inaugurimit të zotit Morsi.

Disa zyrtarë nga qeveria e mëparshme mbajtën pozita të rëndësishme, përfshi gjeneralin Mohamed Hussein Tantavi në postin e ministrit të mbrojtjes.

Edhe ministri i jashtëm dhe ai i financave kanë shërbyer në qeverinë e mëparshme.

Kryeministri Hashim Kandil i doli në mbrojtje zgjedhjes së anëtarëve të kabinetit, duke thënë se zgjedhja e tyre u bë në bazë të kualifikimit.

XS
SM
MD
LG