Qeveria e përkohshme e mbështetur nga ushtria në Egjipt liroi nga burgu ish presidentin Hosni Mubarak, duke e vënë atë nën arrest shtëpie ndërsa ai pret ndjekjen penale nën akuza për vrasje dhe korrupsion.
Një helikopter e mori sot zotin Mubarak nga burgu Tora i Kajros dhe e çoi atë në një spital ushtarak ku ai do të jetë në arrest shtëpiak.
85 vjeçari Mubarak nuk u pa gjatë transferimit.
Televizioni shtetëror egjiptian tha se kryeministri Hazem el-Beblawi urdhëroi arrestin shtëpiak për zotin Mubarak si pjesë e masave të emergjencës të parashtruara prej tij këtë muaj.