Lidhje

Të paktën 54 policë të vrarë në Egjipt


Të paktën 54 policë egjiptianë u vranë gjatë një aksioni ndaj një baze ku dyshohej se fshiheshin ekstremistë, sipas zyrtarëve të sigurisë.

Zyrtarët që nuk deshën të identifikohen, thanë se forcat e sigurisë duket se kishin rënë në një pritë të militantëve, pasi shkëmbyen zjarr në zonën e shkretëtirës së al-Bahriyas.

Një burim i forcave të sigurisë tha se një autokolonë me katër furgonë dhe një automjet të ministrisë së brendshme u vunë në shënjestër të një sulmi të befasishëm nga militantët që hapën zjarr me granada të hedhura me raketa dhe aktivizuan paisje shpërthyese.

20 oficerë dhe 34 rekrutë janë mes viktimave, thanë burimet.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, por media lokale njofton se ekstremistët janë ithtarë të lëvizjes Hasm, që forcat egjiptiane të sigurisë thonë se janë të lidhur me Vëllazërinë Myslimane.

Një kryengritje islamike pasoi rrëzimin nga ushtria të presidentit Mohamed Morsi, nga Vëllazëria Myslimane në vitin 2013.

Kryengritja, në të cilën është përfshirë edhe dega egjiptiane e grupit militant Shteti Islamik, është e përqendruar në veriun e siujdhesës Siani, por sulmet janë zgjeruar përfshirë edhe kryeqytetin, ku sulmuesit vetëvrasës kanë goditur kishat dhe selitë e forcave të sigurisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG