Lidhje

Egjipt: Seanca gjyqësore për 43 të pandehurit, përshirë 19 amerikanë, më 26 shkurt


Egjipt: Seanca gjyqësore për 43 të pandehurit, përshirë 19 amerikanë, më 26 shkurt
Egjipt: Seanca gjyqësore për 43 të pandehurit, përshirë 19 amerikanë, më 26 shkurt

Egjipti njoftoi se do të vazhdonte me planet për gjykimin e aktivistëve të huaj të demokracisë, përfshirë 19 amerikanë në lidhje me një hetim për fonde të paligjshme të organizatave të huaja jo-qeveritare.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA tha se seanca gjyqësore për 43 të pandehurit do të mbahet më 26 shkurt.

Të pandehurit amerikanë janë ndaluar të dalin nga Egjipti dhe disa po strehohen në ambasadën amerikane në Kairo. Mes të akuzuarve është edhe Sam LaHood, Drejtori i Institutit Ndërkombëtar Republikan për Egjiptin dhe i biri i Sekretarit të Transportit, Ray LaHood.

Instituti Republikan ishte një nga zyrtar e organizatave të huaja që u bastisën më 29 dhjetor së bashku me ato të Institutit Kombëtar Demokratik dhe të organizatës së të drejtave të njeriut Freedom House.

Data e gjyqit u njoftua sot ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me këshillit ushtarak që mori pushtetin vitin e kaluar, pas përmbysjes së ish-presidentit Hosni Mubarak.

Uashingtoni i mbështet të pandehurit amerikanë dhe ka paralajmëruar se mbajtja e gjyqit mund të sillte si rezultat shkurtimin e ndihmës vjetore 1.3 miliardë dollarëshe të ushtrisë amerikane për Kairon.

XS
SM
MD
LG