Lidhje

Kabinet i ri qeveritar në Egjipt


Kryeministri i Egjiptit ka zgjedhur një kabinet të ri që përfshin ministrin e jashtëm dhe atë të financave të qeverisë së mëparshme.

Kryeministri i Egjiptit ka zgjedhur një kabinet të ri që përfshin ministrin e jashtëm dhe atë të financave të qeverisë së mëparshme.

Kryeministri Hisham Kandil u takua sot me ministrin e jashtëm Muhamed Kamel Amr dhe ministrin e financave Mumtaz al-said, një ditë para se të shpallë zyrtarisht qeverinë e tij të re.

Kryeministri i ri ka shërbyer si ministër i bujqësisë dhe u emërua javën e kaluar nga presidenti Mohamed Morsi. Ai ka thënë se do të zgjedh kabinetin e tij të ri bazuar në kualifikimin e kandidatëve.

Ai vjen në pushtet pas 18 muaj trazirash politike mes presidentit të zgjedhur dhe regjimit ushtarak që morri pushtetin pas rrëzimit të regjimit të Hosni Mubarakut.
XS
SM
MD
LG