Lidhje

Rihapet pas grevës Kulla Eiffel


Kulla e famshme Eifel u rihap sot, pas një greve dyditore për kushtet e punës.

Turma turistësh ndenjën në radhë për një shans për të parë Parisin nga kulla e lartë 324 metra.

Kompania që merret me menaxhimin e kullës tha se negociatat me sindikatat përfunduan me sukses dje vonë, por detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të njohura.

Rreth 7 milionë vetë e vizitojnë Kullën Eifel çdo vit, shumica gjatë sezonit të verës.
XS
SM
MD
LG