Lidhje

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin njerëz nga gërmadhat në Xhoplin, Mizuri


Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin njerëz nga gërmadhat në Xhoplin, Mizuri
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin njerëz nga gërmadhat në Xhoplin, Mizuri

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën gërmadha per viktimat e stuhisë vdekjeprurëse që ka vrarë deri tani 116 njerëz në qytetin Xhoplin të Misurit, 25% e të cilit thuajse është dëmtuar rëndë. 17 njerëz u nxorën të gjallë nga gërmadhat, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se do të shkojë të dielën në shtetin qendror të Misurit, për të parë nga afër situatën atje. Gjatë vizitës së tij në Londër zoti Obama tha:

“Lutjet dhe mendimet tona janë për familjet të cilat po vuajnë në këto momente. Ajo që ne mund të bëjmë është që t’u themi atyre se e gjithë Amerika mendon me dhimbje për ta dhe se ne do të bëjmë gjithçka që të rikuperojmë atë që ndodhi”.

Zyrtarët e metereologjikës thonë se kjo është stuhia më vdekjeprurëse në historinë e Shteteve të Bashkuara në thuajse 60 vitet e fundit. Autoritet mendojnë se numri i viktimave do të jetë më i madh, duke parë mbetjet e shkatërrimeve që ka lënë pas stuhia që pati një shpejtësi ere prej 265 km në orë dhe e cila shkuli pemë, shkatërroi shtëpi e ndërtesa të tëra.

Mike Gautni, banor i Xhoplinit tregon: “Era sillte çdo gjë që kishte marrë me vehte.”

Në dallim nga stuhitë që vranë më shumë se 300 njerëz muajin e kaluar përgjatë jugut amerikan, qyteti Xhoplin, u përfshi nga dara e një stuhie të vetme. Një stuhi e ngjashme ka ndodhur në vitin 1953 në Flint të Miçiganit, e cila shkaktoi dhe ajo 116 njerëz të vdekur sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Një i mbijetuar shpëtoi falë një mesazhi që nisi nga celulari i tij.

Xhuli Shmit, banore e Xhoplinit thotë: “ Kjo është kabina lëvizëse ku jetonte i dashuri im. Ishte brenda saj kur erdhi stuhia. Diçka e goditë në shpinë, ai i rrëzua , dhe me sa duket u godit nga korenti. Ai nuk mban mend asgjë nga ai moment, por fatmirësisht është ende gjallë ndonëse me fraktura të rënda në gjymtyrë”.

Guvernatoi i Xhoplinit, Xhei Nikosn thotë se parashikohet një mot edhe më i rënduar në ditët e ardhshme.

“Ishte një momet dramatik e i vështirë, i cili duket se do të vazhdojë për një periudhë kohe. Moti nuk po na ndihmon. Duket se mund të ketë stuhi të tjera, e madje një valë edhe më e rëndë stuhish pritet të vijë”.

Stuhia që goditi qytetin e Xhoplin është ndër 50 stuhitë e regjistruara në rajonin e Misurit gjatë fundjavës së kaluar.

Parashikuesit e motit thonë se koha e keqe mund të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Arkansasi, Kansasi, Misuri dhe Oklahoma duket se do të jenë në qendër të stuhisë sonte, ndërsa moti i keq mund të përfshijë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara ditën e premte.

XS
SM
MD
LG