Lidhje

Ekonomia amerikane, 200 mijë vende pune më tepër


Ekonomia amerikane, 200 mijë vende pune më tepër
Ekonomia amerikane, 200 mijë vende pune më tepër

Ekonomisë amerikane iu shtuan 200 mijë vende pune në muajin dhjetor, ndërkohë që papunësia ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2009. Raporti i sotëm i Departamentit të Punës njofton se niveli i papunësisë pësoi rënie duke arritur në 8,5 përqind.

Të gjitha vendet e punës të shtuara ishin në sektorin privat, veçanërisht në transport, shitjet me pakicë, prodhim dhe shëndetësi. Punësimi ishte sërish në rënie në sektorin shtetëror, si në nivel federal ashtu edhe lokal, duke shkurtuar 12 mijë vende pune të tjera gjatë këtij muaji.


Ky është muaji i gjashtë radhazi gjatë të cilit ekonomia rifiton të paktën 100 mijë vende pune, por ato nuk mjaftojnë për të rikuperuar 8 milionë vendet e punës të humbura gjatë recesionit. Papunësia e lartë ka bërë që ekonomia të jetë një element kryesor i debateve të fushatave elektorale për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

XS
SM
MD
LG