Një nga përgjegjësit e tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004 u ekstradua nga Italia në Shqipëri, ku një gjykatë vendase e kishte dënuar me 20 vite burg.
Policia shqiptare bën të ditur se Elton Tafili është pjesë e një grupi kriminal të trafikut të qënieve njerëzore që më 9 janar të vitit 2004 organizoi trafikimin në drejtim të Italisë të shtetasve shqiptarë, pjesa më e madhe nga Shkodra dhe Veriu i Shqipërisë.
Gomonia, me të cilën ata po trafikoheshin, u përmbys në ujrat territoriale shqiptare duke marrë jetën e 28 përsonave, 7 prej të cilëve konisderohen të humbur edhe sot e kësaj dite. Pas ngjarjes, ish skafisti Tafili u largua nga Shqipëria duke arritur t’i fshihet Interpolit për më shumë se 10 vjet
Më 13 prill të vitit të kaluar, policia italiane e zbuloi atë gjatë një kontrolli rutinë.
Në tragjedinë e 9 janarit arritën të shpëtonin vetëm 11 persona, 6 prej të cilëve skafistë që organizuan trafikuan ilegal drejt brigjeve të Italisë.
Tragjedia e 9 janarit e vitit 2004 ngjalli në Shqipëri një valë protestash, ndërkohë që familjarët e viktimave, edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, duke hedhur dyshime rreth përfshirjes së strukturave shtetërore në këtë tragjedi.