Lidhje

Asgjësimi i pajisjeve të vjetëruara elektronike


Imagjinoni, që një ditë, të mos keni nevojë ta hidhni telefonin celular, ose kompjuterin tuaj të vjetëruar, sepse ato do të asgjësohen duke i shkrirë. Sot duket e pamundur, por kimistët amerikanë thonë se është vetëm çështje kohe para se kjo të bëhet diçka e realizueshme, duke na ndihmuar të përmirësojmë gjendjen e mjedisit.

Tani, studjuesit në Universitetin e Ilinoit kanë krijuar projektin “Born to die”. Ata kanë krijuar një mikroçip të bërë nga fibra natyrale, si mëndafshi, që funksionon njëlloj si çdo mikroprocesor tjetër. Kështu, çdo manjetofon, televizor, kompjuter, apo telefon i vjetëruar, që e ka kryer funksionin, do të mund të shkrihej me një spërkatje të vetme.

Çdo vit prodhohen male me mbeturina nga prodhimet elektronike që hidhen dhe që ndotin mjedisin dhe materiali i ri mund t'i japë rrugë zgjeidhjes së këtij problemi.
XS
SM
MD
LG