Lidhje

Elizabeth Taylor bën botën të buzëqeshë edhe pas vdekjes


Elizabeth Taylor bën botën të buzëqeshë edhe pas vdekjes
Elizabeth Taylor bën botën të buzëqeshë edhe pas vdekjes

Elizabeth Taylor i ka dhuruar botës buzëqeshjen e fundit, edhe pas vdekjes. Legjenda e Hollivudit kishte lënë vetë porosi që funerali i saj të niste 15 minuta me vonesë.

Një zëdhënës që lexoi porosinë e fundit të saj tha dje: “Ajo donte të ishte vonë, madje edhe për funeralin e saj”. Aktorja njihej në Hollivud për mungesë të theksuar përpikshmërie në respektimin e orareve, aq sa një producent kishte nënshkruar një kontratë sigurimesh pikërisht për humbjet që mund t’i sillte kompanisë një fakt i tillë.

Liz Taylor u përcoll dje për në banesën e fundit. Ajo do të prehet në varrezat Forest Lawn në periferi të Los Angelosit, ku është varrosur dhe miku i saj, Michael Jackson.

Familjarët e miqtë e Taylorit morën pjesë në ceremonin mortore që zgjati 1 orë. Aktori Kolin Farrel lexoi një poemë dhe nipi i Taylorit interpretoi në trumpetë pjesën “Amazing Grace”.

Në banesën e fundit, aktorja do të jetë në shoqëri të zgjedhur, pasi në Forest Lawn prehen shumë njerëz të famshëm të Hollivudit, mes tyre Clark Gable, Jean Harlow, dhe Walt Disney.

Elizabeth Taylor vdiq të mërkurën në moshën 79 vjeçare, pas komplikacioneve në zemër.

Ajo ka fituar dy çmime Oscar për filmat “Butterfield 8” në vitin 1960 dhe “Who’s Afraid of Virginia Wolf” në vitin 1968.

XS
SM
MD
LG