Lidhje

Kush është Abdel Fattah el-Sissi?


In this image taken from Egypt State TV, Egyptian army chief Abdel Fattah el-Sissi delivers a speech in Cairo, July 24, 2013.
In this image taken from Egypt State TV, Egyptian army chief Abdel Fattah el-Sissi delivers a speech in Cairo, July 24, 2013.
Gjenerali egjiptian Abdel Fattah el-Sissi ka dalë udhëheqësi kryesor në qeverinë kalimtare ushtarake. Gjeneral el-Sissi ishte një person i panjohur, kur presidenti Mohamed Morsi e zgjodhi atë vitin e kalauar për të udhëhequr forcat e armatosura, por ishte pikërisht ai që veproi për ta përmbysur zotin Morsi.

Gjeneral Abdel Fattah el-Sissi, për miliona egjiptianë është shpëtimtari i vendit, personi që përmbysi presidentin Mohamed Morsi, vlerësoi kërcënimin e islamizmit ekstremist dhe e ktheu Egjiptin në rrugën e tij të vërtetë. Përkrahësit ngrenë portretin e tij dhe gdhëndësi i drurit ka bërë skulpturë për të.

“Falenderoj zotin për gjeneral el-Sissin. Përndryshe do të kishim patur luftë civile. Por zoti i madh në parajsë deshi që të zhdukej ekstremizmi”.

Për shumë njerëz, “terrorizmi” nën gjeneral el-Sissin është kodi për zotin Morsi dhe përkrahësit e tij. Nuk është e papritur që baza islamiste ta shikojë gjeneralin ndryshe. Ish oficeri i forcave të armatosura, Ibrahim Suilam, thotë se është ngritur “kulti i el-Sissit” dhe kjo është indinjuese.

“Këto janë fotografi për propagandë. Më indinjojnë. Më duket sikur shikoj një person që më ka vjedhur dëshirën, më ka vjedhur lirinë dhe më ka vrarë vëllanë”.

Në fakt i panjohur kur zoti Morsi e zgjodhi si ministër të Mbrojtjes vitin e kaluar, besnikëria e 58 vjeçarit el-Sissi ishte fillimisht e paqartë. Ai nuk tha gjë kur zoti Morsi ushtroi pushtet të jashtëzakonshëm për miratimin e kushtetutës së re që mbronte interesat e ushtrisë.

Kur el-Sissi tha në muajin prill se “dora që dëmton egjiptianët duhet prerë”, si forcat pro Morsit edhe ato kundër tij menduan se ai ishte njeriu i tyre.

Më 3 qershor, pas protestave masive kundër zotit Morsi, presidenti u përmbys dhe gjeneral el-Sissi u pa si president i ardhshëm. Që prej atëhere janë bërë publike shqetësimet e ushtrisë për presidentin islamist, duke dalë në pah edhe takimet prapa skenës me protestuesit kudër Morsit, të cilët e humbën durimin me forcimin e pozitave të islamistëve dhe rënin ekonomike të vendit.

Ndërhyrja e ushtrisë në politikën e Egjiptit ka qënë gjithnjë një hap i lehtë. Nga gjenerali Gamal Abdel Nasser, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit kundër Monarkisë tek Anwar Sadati dhe Hosni Mubaraku, ushtria ka ruajtur stabilitetin në Egjipt, edhe pse në një formë të ngurtë.

Kur indinjata popullore kundër zotit Mubarak çoi në përmbysjen e tij, njerëzi te mirëpritën udhëheqjen e vendit nga Këshilli Suprem Ushtarak, megjithëse përkohësisht. Kjo dinamikë është stresuese për një pjesë të egjiptianëve që mbeten jashtë pjesëmarrjes në veprimtarinë qeveritare. Studjuesia e të drejtave të njeriut, Priyanka Motaparthy thotë:

“Është fjala për pjesëmarrjen e tyre në hartimin e dokumenteve që i japin formë jetës publike në Egjipt, si kushtetuta, e drejta për të demonstruar, e drejta për lirinë e shtypit, të gjitha këto duhen rishikuar e riformuluar për të përfshirë zërin e shoqërisë civile”.

Ndërkohë që adhurimi për gjeneral el-Sissin vazhdon të jetë i dukshëm, mbetet për t’u paraë nëse ai do t’i japë popullit pushtet të mirëfilltë, apo populli do të përpiqet ta fitojë atë përsëri.
XS
SM
MD
LG