Lidhje

Elysium, film i ri fantastiko-shkencor


Regjisori afrikanojugor Neil Blomkamp rikthehet me një film të ri fantastiko-shkencor, Elysium. Ashtu si drama e tij e mëparshme District 9, Elysium trajton temën e ndarjes shoqërore në një të ardhme pseudo-utopike. Në këtë film luajnë aktorët Matt Damon dhe Jodie Foster.

Është viti 2154, dhe bota është e ndarë mes të pasurve dhe të varfërve. Të varfërit banojnë në një Tokë të mbipopulluar dhe të ndotur, ndërsa të pasurit kanë migruar në Elysium, një vend në hapësirë ku nuk ka varfëri ose sëmundje.

(Robot) “Çfarë ke në çantë?”

(Robot Max, me shaka) “Produkte për flokët...kryesisht.”

Historia përqëndrohet rreth Maksit. Pasi ka shkelur ligjin shumë herë, Maksi përpiqet të vërë jetën e tij në vijë- në Tokë. Ai fillon një punë në një fabrikë ku ekspozohet ndaj rrezeve radioaktive.

(Robot to Max) “In five days, you will die.”

Ai nuk do të vdesë vetëm nëse arrin të shkojë në Elysium, vendin e ëndrrave të tij.
Rregjisori i këtij filmi është Neil Blomkamp

“Gjithçka që i jep vlerë të jeteuarit, është hequr nga Toka. E gjithë ndihma mjekësore , teknologjia , pasuria , standardi i jetesës , jetëgjatësia dhe çdo gjë tjetër është e gjitha atje në Elysium.”

Por në Elysium nuk lejohen të huajt, domethënë, nuk lejohen të gjithë ata që janë në Tokë, përfshirë dhe Maksin.

"Kujdes anije pasuese. Ju jeni në shkelje të hapësirës ajrore. Kthehuni mbrapsht ose ne do të marrim masa të menjëhershme.”

Jodie Foster luan rolin e të palëkundshmes Madame Delacourt, një zyrtare qeveritare në Elysium, e cila nuk lejon asgjë ta ndalojë për të zbatuar ligjet kundër imigracionit për të mbrojtur vendin e saj.

(Madame Delacourt) “Shoot them down.”

“...Arsyeja është se Toka është vendi nga ajo erdhi; mos harroni që ajo është 108 vjeç dhe ai ishte një vend i tmerrshëm për të. Ata krijuan këtë vendbanim të ri Elysium për të asgjësuar disa prej gjërave të këqija që ishin atje si, ndotja, toksiciteti i planetit, mbipopullimi, të gjitha gjërat që ne e dimë tani se janë problem."

Filmi i regjisorit Blomkamp është një alegori rreth problemeve të shumta të së tashmes: varfëria, imigracioni, mungesa e kujdesit shëndetësor universal, dhe shkatërrimi i planetit tonë.

(Rebel) “Cilido që ka këtë, ka fuqinë për të ndryshuar të gjithë sistemin e Elysium. Mund t’i shpëtosh të gjithë.”

(Max) “Çfarë më ke bërë?”

(Rebel) “Të dhashë një rrugëzgjidhje.”

Pasi pajtohet për të shkuar në një mision të rrezikshëm në Elysium dhe ndërhyn në sistemin e saj të sigurisë, Maksi shndërrohet në një njeri të transformuar me pajisje që e bën atë tepër të fortë dhe e kthen trurin e tij në një kompjuter mbushur me të dhëna të sigurisë së Elysium. Filmi Elysium është plot aksion dhe trajton temën e drejtësisë sociale, sipas stilit të Hollywoodit.
XS
SM
MD
LG