Lidhje

BE, fond emergjence për krizën e imigrantëve


Bashkimi Europian ka propozuar një fond emergjence prej 760 milion dollarësh për të ndihmuar Greqinë dhe vendet e tjera anëtare që po përballen me krizën e emigrantëve.

Komisioneri evropian për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizës, Kristos Stylianides, tha sot se 325 milion dollarë do të jepen menjëherë ndërsa pjesa tjetër në dy vitet e ardhshme.

Zoti Stylianides tha se paketa e ndihmës u shtohet fondeve që janë tashmë duke u shpenzuar në pikat e nxehta si dhe programeve të tjera në ndihmë të vendeve që përballen me krizën dhe nevojat e emigrantëve.

Propozimi ka nevojë për miratimin e Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare.

Bashkimi Evropian kërkon gjithashtu që numri i emigrantëve që hyjnë nga Turqia të bjerë nën 1,000 vetë në ditë.

XS
SM
MD
LG