Lidhje

Shqipëri, ndryshon çmimi i energjisë


Enti Rregullator i Energjise
Enti Rregullator i Energjise

Hiqet tarifa favorizuese për konsumin deri ne 300 kilowat. Për konsumatorët deri në 300 kilowat çmimi rritet me 648 lekë. Për familjet në nevojë qeveria kompensim me 700 lekë në muaj

Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë, ERE, shpalli sot çmimet e reja për vitin 2015. Ashtu siç ishte paralajmëruar, tarifat e reja për abonentët familjarë, nuk do të jenë më mbi bazën e një strukture me dy çmime. Sipas vendimit të sotën, brezi prej 300 kilowat/orë në muaj me tarifë favorizuese nuk do të ekzistojë më dhe abonentët familjarë do të paguajnë me një tarifë fikse prej 9.5 lekë për kilowat/orë. ERE, la të pandryshuar çmimet për furrat e bukës dhe prodhimit të miellit.

Çmimi i energjisë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Me vendosjen e një tarife fikse, autoriteti i Energjisë ndryshoi strukturën aktuale që është në fuqi prej disa vitesh, e sipas së cilës, për konsumin deri në 300 kilowat/orë në muaj, çmimi është 7.7 lekë dhe për konsumin mbi këtë sasi 13.5 lekë. Sipas të dhënave zyrtare, familjet që konsumojnë deri në 300 kilowat/orë në muaj përbëjnë 76 përqind të abonentëve familjarë.

Me tarifën në fuqi, përfshirë dhe taksat, ata paguajnë në muaj 2772 lekë. Me tarifën e re, do të duhet të paguajnë 3420 lekë, ose 648 lekë më shumë. Për afro 204 mijë familje, në të cilat përfshihen ato që janë me ndihmë ekonomike, të verbërit dhe paraplegjikët që kanë status të vecantë, dhe familjet ku kryefamiljari është pensionist, qeveria ka parashikuar një kompensim mujor prej 700 lekësh, që praktikisht mbulon ndryshimin e çmimit për konsumin prej 300 kilowatësh, megjithëse, me vendimin e sotëm rritet me 100 lek, edhe tarifa fikse e shërbimit.

Pjesa tjetër e familjeve, përfshirë dhe ato që konsumojnë deri në 430 kilowat/orë në muaj, do të ndjejnë ndryshimin e çmimit. Kush konsumon mbi këtë sasi energjie në muaj, do të përfitojë nga tarifat e reja pasi do të paguajë më pak se më parë.

Kryetari i ERE-s, Petrit Ahmeti, duke shpjeguar vendimin për heqjen e brezit prej 300 kilowatësh shpjegoi se kjo strukturë nuk e kishte justifikuar qëllimin për të cilin u aplikua: “Nga të dhënat e konsumimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, që nga viti 2008, dëshmojnë se ekzistojnë vështirësi në faturimin e menaxhimin e sistemit të faturimit. Aplikimi I tarifës me dy blloqe ka rritur abuzimin nga ana e kompanisë duke çuar në rritjen e ankesve që çdo vit shkojnë në 50 mijë. Ekzistenca e fashava ka patur ndikim të ndjeshëm në rritjen e humbjeve jo teknike”, deklaroi zoti Ahmeti.

Heqja e sistemit dytarifor ishte kërkuar me ngulm nga Qeveria.

Pas vendimit të ERE-s, reagoi kryetari i opozitës Lulzim Basha. Në një postim në facebook, zoti Basha shkruan se “Rritja prej 25 përqind e çmimit të energjisë për 75 % të shqiptarëve është një krim. Po goditen më të pamundurit, ata që nuk kanë asnjë mundësi ta përballojnë këtë rritje çmimi në kohe krize. I godet me këtë rritje çmimi pikërisht ai që ju premtoi para një viti uljen e çmimit të energjisë”, shkruan kreu w opozitës, sipas të cilit “Rritja e çmimit të energjisë do ta thelloje krizën ekonomike, do ti zhysë edhe më thelle shqiptarët në varfëri dhe papunësi”.

XS
SM
MD
LG