Lidhje

Revista e industrisë së naftës përkrah ndërtimin e xhamisë në Nju Jork


Revista e industrisë së naftës përkrah ndërtimin e xhamisë në Nju Jork
Revista e industrisë së naftës përkrah ndërtimin e xhamisë në Nju Jork

Plani për ndërtimin e qendrës islamike dhe një xhamie afër vendit ku ishte Qendra Botërore e Tregëtisë në Nju Jork ka shkaktuar debate të mëdha dhe si rezultati i kësaj, shumë myslimanë padrejtësisht po fajësohen për veprimet e terroristëve të cilët shkatërruan kullat binjake me 11 shatator të vitit 2001. Komuniteti mysliman që dëshiron të ndërtojë qendrën islamike ka një aleat në redaktorin e një reviste e cilat publikon botime mbi industrinë e energjitikës, i cili thotë se retorika irrituese e krijuar nga kjo çështje e debatueshme është jo-amerikane dhe dëmton interest amerikane në botën myslimane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus sjell hollësi.

The Oil and Gas Journal, Gazeta për Naftës dhe Gazin, nuk është një revistë ku normalisht mund të gjesh debate rreth çështjeve si ajo e propozimit për ndërtimin e një xhamie në Nju Jork. Kjo revistë merret me botime që lidhen me çështjet e energjisë apo çështjen e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës. Por në numrin e saj të fundit, redaktori Bob Tippee thotë se njerëzit që punojnë në industrinë e energjisë duhet të jenë të shqetësuar rreth kësaj mosmarrëveshje në Nju Jork.

Në një artikull me titull “Xhamia dhe Nafta,” redaktori Tippee thotë se industria e naftës dhe gazit ka interesa të mëdha në këtë debat irritues. Ai i dënon politikanët për të cilët ai thotë se paraqiten si ksenofobë dhe dashakeqë. Zoti Tippee gjithashtu kritikon ata që vazhdimisht përkrahin planet me kosto të lartë dhe, që sipas tij, janë të gabuara, për të arritur pavarësinë energjetike.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Bob Tippe kritikon politikanët të cilët mbrojnë idenë e pavarësisë nga burimet e huaja të energjisë me pretendimin se eksportuesit e huaj të naftës janë armiq.

“Ka regjime antagoniste në komunitetin e eksportuesve të naftës dhe unë mund të përmend dy vende, Venezuelën dhe Iranin, por vendet e tjera eksportuese, së pari, janë partnere biznesi të shkëlqyera, dhe së dyti, ato nuk janë më shumë antagoniste se partnerët e tjerë tregëtarë. Ne kemi dallime me të gjithë partnerët tanë tregëtar. Në fakt, në tregun modern të naftës, eksportuesit kanë nevojë për importuesit dhe anasjelltas.”

Pjesë e këtij problemi është roli i Arabisë Saudite në embargon e naftës në vitin 1973, dhe përfshirja e disa shtetasve saudit në sulmet e 11 shtatorit. Bob Tippee thotë se shumë amerikanë të cilët duan uljen e importeve të naftës përdorin të njejtën retorikë që përdoret nga ata që kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë në Nju Jork, në përgjithësi duke i përshkruar arabët dhe myslimanët në mënyrë negative.

Artikulli i redaktorit Bob Tippee ende nuk ka nxitur komente nga njerëzit që punojnë në sektorin e energjisë, por disa nga ata që e kanë lexuar artikullin janë dakord me idenë se duhen frenuar paragjykimet anti-myslimane që lidhen me rastin e xhamisë dhe çështjen e importimit të naftës.

Amy Mayers Jafffe e Forumit të Energjisë në Institutin Rice për Politikat Publike në univesitetin Baker thotë se është dakord me zotion Tippee në mbrojtjen e vendeve prodhuese të naftës si Arabia Saudite. Zonja Jaffe thotë se amerikanët duhet ta dinë se Arabia Saudite ka bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe bota ka pëfituar nga ky bashkëpunim:

“Pas sulmeve të 11 shtatorit, për të mos shkaktuar panik në tregun botëror të naftës dhe pasi ka qenë aleati ynë për 30 vjet, Arabia Saudite shtoi prodhimin e naftës. Ata nuk bënë fushatë reklamash për të promovuar ketë veprim.”

Por zonja Jaffe nuk beson se artikulli në revistën Oil and Gas Journal do të ketë ndikim në debatin mbi ndërtimin e xhamisë ose në çështjen e varësisë nga burimet e huaja të energjisë. Ajo thotë se nuk ka gjasë që retorika e ashpër të ketë ndikim të madh në marrdhëniet e SHBA me vendet prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme:

“Rhetorika politike mund të ketë ndikim vetëm nëse ajo bëhet qëndrim zyrtar i qeverisë. Ne nuk bëjmë politika në bazë të komenteve irrituese të disa qytatarëve në rrjetet telivizive në Lindjen e Mesme apo në SHBA.”

Edhe pse zonja Jaffe nuk bëri ndonjë koment mbi ndërtimin e xhamisë, ajo është dakord me pikëpamjet e shprehura në artikullin e shkruajtur nga redaktori Tippee se amerikanët nuk duhet t’i fajsojnë arabët ose myslimanët në përgjithësi për veprimet e disa terroristëve. Ajo thotë se ka parë sjellje të pahijshme anti-myslimane.

Në javët që pasuan sulmet terrorist të 11 shtatorit 2001, për të shmangur konfrontimet me njerëzit e zemëruar, ajo përgatiti plane të veçanta për transportimin nga aeroporti i Houston-it deri te universiteti Rice, të një ministri të naftës, nga një vend i Lindjes së Mesme, për të marrë pjesë në në një konferencë. Ajo thotë se debatet mbi ndërtimin e xhamisë do të vazhdojnë sepse njerëzit e zemëruar nga planet për ndërtimin e xhamisë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Qëndrim zyrtar i qeverisë së SHBA është se përkrahësit e planit për ndërtimin e xhamisë kanë të drejtë ta ndërtojnë atë.

XS
SM
MD
LG