Lidhje

Engel përshëndet vendimin e BE për Kroacinë dhe Serbinë


Engel përshëndet vendimin e BE për Kroacinë dhe Serbinë
Engel përshëndet vendimin e BE për Kroacinë dhe Serbinë

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel përshëndeti vendimin e Bashkimit Europian për ta bërë Kroacinë anëtare të 28-të Bashkimit dhe për të mos i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për shkak të politikave të saj ndaj Kosovës, që zoti Engel i quan penguese.

"Megjithëse nuk jam kundër që Serbia të anëtarësohet një ditë në BE, tha zoti Engel, Brukseli u tregua i mençur që e shtyu kandidaturën e Beogradit për shkak të qendrimeve të tij penguese ndaj Kosovës.”

Serbia, tha ai, thjesht nuk duhet të lejohet në BE derisa të zgjidhet çështja e njohjes së Kosovës. Ajo nuk duhet lejuar të bllokojë kandidaturën e ardhëshme të Kosovës për në Bashkimin Evropian, tha anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Nju Jorku.

XS
SM
MD
LG