Lidhje

Erdogan: një autor i sulmit i deportuar në Europë, ishte liruar


“Një nga personat e identikuar si autor sulmi vetëvrasës me bombë të sulmet terroriste në Bruksel ishte ndaluar nga Turqia dhe ishte deportuar në Europë, ku ishte liruar tetë muaj më parë”, - tha sot Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Zoti Erdogan tha se qeveria e tij i kishte paralajmëruar autoritetet në Belgjikë për Ibrahim el-Bakraouin, të cilin e kishin ndaluar në Turqinë jugore, pranë pikës kufitare me Sirinë, Gaziantep. Presidenti turk tha se el-Bakraoui ishte deportuar korrikun e kaluar, por më pas atë e kishin liruar “megjithë paralajmërimet tona se ky person ishte luftëtar i huaj terrorist”, - tha ai.

Erdogan tha se autoritetet që e mbajtën të ndaluar el-Bakraouin pasi ai ishte deportuar, “nuk mundën të gjenin lidhje të tij me terrorizmin”, prandaj ata e liruan 29-vjeçarin belg. Presidenti turk tha se el-Bakraoui ishte deportuar në Holandë, me sa duket me kërkesën e tij dhe ai nuk shpjegoi se kur dhe si ai ishte dërguar nga Holanda për në Belgjikë.

Duke folur të mërkurën me gazetarët, Erdogan nuk e përmendi emrin eel-Bakraouit, por media turke mundi të marrë informacione, që e identifikonin terroristin, të cilin fillimisht e deportuan dhe pastaj e liruan.

XS
SM
MD
LG